ARSIMI

Shfaqet filmi “Përtej vijave”, qëllimi përmirësimi i raporteve në mes të nxënësve

Nxënës të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, 31 sish kanë marrë pjesë në një aktivitet të rëndësishëm, ka thënë Ensar Shaqiri, kryetar i KNSH, sipas të cilit duke pasur parasysh që sjelljet e nxënësve me njëri tjetrin nuk janë edhe shumë të mira, KNSh ka vendosur që te shfaqë filmin e “Përtej vijave” në mënyrë që të përmirësoj raportet në mes tyre. Filmi “Përtej Vijave” është film I shkurtër dhe shumë vetëdijësues lidhur me ngacmimet e nxënësve. Zgjedhja e pjesëmarrësve ka qenë e zgjedhur nga KNSh (dmth. Jemi munduar ti përfshijmë shtresat e prekura). Nxënësit janë ndarë të kënaqur, ku kanë fituar një mesazh shumë të rëndësishëm. Aktiviteti ka qenë I drejtuar dhe i menaxhuar nga Anduenë Ajeti dhe Ensar Shaqiri.

You Might Also Like