Nxënësit e Shkollës “Don Bosko” dhe të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan kanë zënë vendin e parë në garat komunale të Sportit Shkollor në Shah, të cilat janë zhvilluar në objektin e Gjimnazit Shoqëror “Zenel Hajdini”.
Siç ka theksuar koordinatori i këtyre garave, prof. Muhib Sahiti, garat janë zhvilluar për Skollat e Mesme të Ulta dhe Shkollat e Mesme të Larta.
Kështu ndër Shkollat e Mesme të Ulta, fitues ishin këto shkolla:
Vendi i parë: ShMU ,,Don Bosko ” e udhëhequr nga trajneri Blerim Sylejmani.
Vendi i dytë: SHMU ,,Sadulla Brestovci”
Vendi i tretë: ShMU ,,Nazim Hikmet”
Te Shkollat e Mesme të Larta është zhvilluar një ndeshje, ajo në mes të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” dhe Shkollës “Don Bosko” në të cilën gjimnazistët fituan me rezultat 5:1. Të përzgjedhurit e Selami Hazirit, trajner, ishin shahistët: Edion Berjani, Melos Hajrullahu, Edon Morina, Melisa Fetahi, Anila Zuzaku, Blerton Halimi.
Ndër Shkollat e Mesme të Larta janë arritur këto rezultate:
Vendi i parë: Gjimnazi Natyror ,,Xhavit Ahmeti”
Vendi i dytë : ShML ,,Don Bosko”
Shkollat fituese do të marrin pjesë në garat rajonale, kurse drejtuesit e Sportit Shkollor u dëshirojnë suksese në garat në vijim.

