Shkolla e Mesme e Muzikës në Gjilan, ka mbajtur koncertin vjetor tradicional, ku në Ditët e Çlirimit të Kosovës, të Gjilanit dhe në përfundim të vitit mësimor ka prezantuar të arrituarat.
Si zakonisht ky ka qenë programi i fundit të vitit, në të cilin janë paraqitur nxënësit Fjolla Rukovci, Mal Rexhepaj, Aldon Picku, Erdin Sadiku, Elona Sadiku, Laura Kajtazi, Greta Azizi, Elmedina Xhymshiti, Rinesë Morina, Liberta Vokshi, Tuba Devaja, Alma Haxhiu, Diellza Halimi, Fitim Elezi, Anila Aliu dhe Orkestri i Shkollës. Këta nxënës janë paraqitur në solokëndim, trompetë, kornë, klarinet, flaut, violinë, violonçelo, perkusione e në dirigjim, kurse për ta janë përkujdesur mësimdhënësit e orkestrukesit Hajrije Bislimi, Besmir Behluli, Xhentian Jetishi, Arsim Ademi, Hekuran Bllaca, Premtim Selimi, Turkane Latifi, Gëzim Pira, Arnisa Rexhepi, Ylberina Abdyli, Visar Osmani e Qazim Kryeziu.
Janë luajtur vepra të kompozitorëve vendorë dhe atyre botërorë si: „Etydë“ Moschovsky, „Didare“ – popullore, „Oh mio bambino caro“ – G. Puccini, „koncert“ – H. Majer, „Për mu s’paska ken‘ kismet“ – P. Kurti, „Waltz“ – F. Chopin, „Këngët e vendit tim“ – popullore, „Nocturne“ – Chopin, „trio“ – Syarta Mehmeti, „Ta dish“ – shkodrane, „Un balla in maschera“ – G. Verdi, „Dashurova syt‘ e bukur“ – popullore, „Prelude“ – Rachmaninov dhe „Mikja ime“ me tekst të Tahir Dalipit, orkestrim të Qazim Kryeziut e dirigjim të Gëzim Pira.
Drejtori i Shkollës së Mesme të Muzikës, Kushtrim Jakupi ka ndarë mirënjohje për më të dalluarit dhe ka falënderuar prindërit, nxënësit pjesëmarrës dhe pedagogët e tyre për këtë koncert të mrekullueshëm.