Gjilan

Shkolla Teknike “Mehmet Isai” – Model i suksesit në arsimin profesional

Investimet në fushën e arsimit po tregojnë edhe rezultate konkrete te nxënësit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se me mbi 700,000 euro investime, kanë  pajisur këtë shkollë me laboratorë bashkëkohorë dhe kabinete pune, duke krijuar kushte ideale për mësim teorik dhe praktikë profesionale.

Sipas tij Shkolla Teknike “Mehmet Isai” – Model i suksesit në arsimin profesional.

“Si rezultat, kemi pasur rritje të madhe të interesimit të nxënësve për këtë shkollë dhe përgatitje më cilësore për tregun e punës”, tha Alban Hyseni.

I pari i Komunës së Gjilanit, thekson se ky projekt është dëshmi e qartë e përkushtimit tonë për ta kthyer premtimin elektoral në realitet.

You Might Also Like