Ibrahim Sefedini –Sant Julian -Francë
Sant Julian ,Francë-Shoqata e Mërgimtarëve “Iliria” , me seli në Sant Julian të Francës , me një organizim publik me diasporën kosovare dhe trojeve etnike shqiptare, ka shënuar festën mbarë kombëtare ditën e flamurit. Në këtë organizim krahas mërgimtarëve të shumtë morrën pjesë edhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme shqiptare që veprojnë në diasporë.
Shaip Deda, themelues i shoqatës “Iliria” , ka thënë se kjo shoqatë që nga themelimi si qëllim ka pasë mbajtjen gjallë të kulturës dhe arsimit shqip, dhe këto organizime kanë qëllim që të ditët me rëndësi të popullit tonë të shënohen në vazhdimësi që edhe gjeneratat e reja të mësojnë sa më shumë për këto data me rëndësi për gjithë popullin shqiptarë. “ Shoqata “Iliria”, krahas aktiviteteve kulturore angazhohet edhe në aktivitete humanitare si dhe ato që kanë të bëjnë me organizimin e shkollës shqipe”, ka thënë Deda. Ai ka theksuar se aktivitetet e ngjashme do të organoizohen edhe në të ardhmen.
E, Naser Hajrullahu, anëtarë i shoqatës ka thënë se me punën e përkushtuar të aktivistëve të shoqatës , si dhe mërgimtarëve tjerë këtë vit krahas aktiviteteve tjera , shoqata këtë vit ka bërë me kulm mbi kokë një familje në gjendje të rëndë skamnore në fshatin Tërstenik ku I është ndërtuar një shtëpi. Ndërsa mësuesja e shkollës shqipe Safete Binaku, ka thënë se që nga themelimi I shoqatës është duke u rganizuar edhe mësimi në gjuhën shqipe. “Interesimi I fëmijëve për arsimin shqip është I madh, por duhet që prindërit edhe më shumë të jenë të interesuar që këta fëmijë ti shtyjnë që të shkojnë në shkollën shqipe.
Në organizimi n për ditën e flamurit nga shoqata “Iliria” u shfaq edhe një program artistic nga ansambli I këngëve dhe valleve shqipe “Gëzuar” me seli në Gjenevë si dhe artistët e estradës shqipe Mimoza Shkodra dhe Seldi Qaliu.