ARSIMI

Siguria në shkolla

Gjilan, 05 dhjetor 2024

Sot me datën 05.12.2024 në ambientet e Shkollës së Mesme të Ulët ‘’Marin Barleti’’ në Gjilan njësiti sektorial dhe ai i komunitetit nga Stacioni Policor në Gjilan, kanë mbajtur një debat me temën ‘’Siguria në shkolla”. Debati është mbajtur me kryesinë e nxënësve të të gjitha shkollave të mesme të Gjilanit. Në këtë debat kanë marrë pjesë edhe Drejtori i Arsimit i Komunës së Gjilan, drejtorët e shkollave dhe nga këshilli i prindërve.

Ky debat është organizuar si vazhdimësi e bashkëpunimit të njësisë së komunitetit me këshillin e nxënësve të shkollave dhe aktorët e tjerë me qëllim që të debatohet për sigurinë në shkolla dhe bashkëpunimi i ndërsjellë me qëllim që të ndikohet në parandalimin e dukurive negative të mundshme në shkolla.

You Might Also Like