Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Kupa e Kosovës vjen me dy ndeshje derbi, një lokal dhe një ndaj rivalëve të vjetër.
Në takimin e parë luajnë ekipet nga i njëjti qytet, ku Suhareka e pret Ballkanin në “Stadiumin e Qytetit”.
Në ndeshjen tjetër, Prishtina është nikoqire e Dritës, në ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Sami Kelmendi” të Lipjanit.
Të dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 15:00, ndërsa takimet e kthimit zhvillohen pas dy jave, më 17 prill.