Ekipi ka mbyllur përgatitjet për duelin e fundit kampional përballë Dukagjinit në Klinë. Për t’u ambientur me fushën, skuadra është stërvitur në stadiumin kryesor të qytetit, derisa ka mbretëruar klimë pozitive.
Gjithë futbollistët do të jenë në dispozicion për këtë sfidë, në përjashtim të të lënduarve Betim Halimi, Melos Bajrami, Blend Krasniqi dhe Shend Kelmendi, të cilët prej kohësh e kanë mbyllur kampionatin.
Në listën e të ftuarve gjenden pjesa tjetër e skuadrës dhe janë të gatshëm për duelin final.
Takimi do të zhvillohet në “18 Qershori” në Klinë dhe fillon nga ora 15:00.