Futboll

Talenti kosovar që po shkëlqen në Francë

Elvis Bettulat është një talent futbolli me prejardhje nga Gjilani që po shkëlqen në Francë. Ai ndonëse është 15- vjecar është edhe futbollist i Kombëtares së Kosovës U17, me lojërat e tij në fushën e gjelbër ka detyruar tri skuadrat e mëdha Franceze të kontaktojnë me këtë talent të madh të futbollit.

Talenti shtatëgjatë i cili luan në pozitën e qendërmbrojtësit tek skuadra Lyon, ka vërtetuar një interesim të tillë.

“Unë jam pjesë e Lyonit, këto ditë më kanë ardhur tri ftesa nga AS Monaco, FC Metz dhe Nantes për tu bërë pjesë e tyre, është një nder i vecant që më kanë mbërritur këto ftesa nga këto klube gjigante, do të ulem dhe do të bisedojmë për çdo gjë në mënyrë profesionale, skuadra e cila më ofron kushtet më të mira për perspektivën time futbollistike do të jetë më afër transferit tim andaj nuk dua të ngutem”,  ka theksuar Elvisi.

You Might Also Like