Futboll

Te Gjilani s’pati kush të shënojë

 

 

 

Gjilani, që kishte humbur derbin lokal me Dritën, në fushë të vet ka pritur Flamurtarin e trimëruar, ekyp që në  ndeshjen e parë të pranverës kishte bërë befasinë më të madhe, duke e mposhtur Prishtinën e favorizuar.

Ndeshja ka nisur me një rast të diskutueshëm, kur gjilanasit kanë kërkuar penalty pas harkimit të Kqikut dhe kur u pretendua se Kabashi luajti me dorë.

Në minutën e 13 gjuajtja e Hajdarit të Gjilanit është devijuar, kurse edhe nga gjuajtja e dënimit në minutën 34 Papuqi gjuajti jashtë portës. Njëjtë, jashtë portës gjuajti edhe Hajdari në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë në ekipin e Gjilanit u bënë disa zëvendësime dhe njëri nga ta, Rezak Keita, pati rast të mirë, por edhe ky gjuajti jashtë.

Rasti më i mirë që Gjilani të shkoj në epërsi ishte ai i minutës 80, kur pas një depërtimi nga e djathta, u harkua në brendi e Maxhuni, duke dashur që të largoj topin e përplasi atë për shtylle dhe topi çuditërisht shkoi në duart e portierit Neziri.

Gjilani pati rast të shënojë edhe në minutën 87, kur Ylber Kastrati gjuajti me kokë, por topi shkoi në përqafim të portierit Neziri të Flamurtarit dhe ndeshja u mbyll pa gola 0:0.

You Might Also Like