Gjilan

Të mërkurën në Gjilan varroset profesoresha Shqiponja Isufi

Profesoresha nga Gjilani, dr Shqiponja Isufi, 41-vjeçe, e cila vdiq në Zvicër, javën e kaluar, do të varroset në vendlindje, të mërkurën, më 5 tetor, përcjellë Mediafokus.info

Në orën 13:00 mbahet akademi përkujtimore, në sallën e teatrit të qytetit, ndërsa prej orës 15:00 zhvillohet ceremonia e varrimit.

Njoftimi është dhënë nga familjatët e të ndjerës.

Vdekja e hershme dhe e papritur e Shqiponjë Isufit ka prekur e pikëlluar familjen, miqtë, komunitetin shqiptar në Zvicër dhe bashkëvendësit e saj në Gjilan.

Shqiponja Isufi ishte shembull i një gruaje të suksesshme. Ajo në moshë të re u bë doktore e shkencave ekonomike dhe profesoreshë e ekonomisë dhe njëkohësisht drejtonte një ndërmarrje tejet të suksesshme në fushën e ekonomisë.

Shqiptarët e Zvicrës mburreshin me bashkëkombasen e tyre shkencëtare.

Ndërkohë autoritetet zvicerane kanë arrestuar bashkëshortin e saj, si person të dyshimtë për vdekjen e Shqiponja Isufit. /Mediafokus.info

You Might Also Like