Ferizaj është mposhtur 1:0 në udhëtim te Gjilani edhe pse ka mundur të kthehet së paku me një pikë bazuar në rastet e krijuara.
Trajneri i kësaj skuadre, Afrim Tovërlani është shumë i zhngënjyer me ecurinë e ekipit, duke zbuluar një të vërtetë aspak të këndshme për të.
“Po duhet t’i përsëriti fjalët pas çdo jave. Nuk e shfrytëzuam një rast në fillim me Bërbatovcin pastaj edhe me Dautajn në fund. Raste po krijojmë, nuk po i shfrytëzojmë dhe kjo është e tëra. Nuk jam aspak i kënaqur as me ekipin, por as me veten sepse vetëm këtë edicion kam pësuar humbje sa tri kampionate të kaluara, por erdha si erdha te Ferizaj dhe duhet ta përfundojë këtë”, theksoi Tovërlani për SuperSport.
Gjithsesi, ai paralajmëron ndryshime të mëdha.
“Na mbetet të ulem me bordin sesi do të veprojmë tutje. Gjithsesi, do të ketë ndryshime”, përfundoi Tovërlani.