Një turne i madh i karatesë po mbahet në kryeqytetin e Francës në Paris. Pjesëmarrës nga 78 shtete do t’i masin forcat e tyre në këtë turne karateje, ku janë lajmëruar mbi 1300 garues, në mesin e tyre edhe tre gjilanas. Fortesa Orana e Valdrin Rashiti të KK Dardania dhe Elhami Shabani i KK Drita synojnë njërën nga medaljet në këtë turne.