Futboll

Tri ekipet e Anamoravës, në tri pozitat e fundit në Ligën e Parë

Tri ekipe nga Rajoni i Anamoravës, Kika e Hogoshtit, Bashkimi i Koretinit dhe Vllaznia e Pozharanit, pas 18 xhirove të zhvilluara në Ligën e Parë të Kosovës në Futboll e mbyllin renditjen tabelare. Shumë më mirë qëndron Vitia që radhitet në pozitën e katërt, pozitë kjo që siguron një ndeshje barazhi për inkuadrim në rang më të lartë të garave. Ekipi nga Vitia është mposhtur nga Istogu, por ka ruajtur pozitën e katërt.

Në këtë xhiro, Kika është mposhtur nga Vushtrria dhe ia ka vështirësuar punën vetit, kurse Bashkimi i Koretinit dhe Vllaznia e Pozharanit që kanë luajtur mes veti janë ndarë baras, me rezultat 1:1. Duhet cekur se Vllaznia mund të konsiderohet se e ka nisur mirë kampionatin, ngase nga dy ndeshje në pranverë ka grumbulluar katër pikë.

You Might Also Like