Në Galerinë e Arteve në Gjilan është hapur ekspozita personale e Jetullah Halitit – Eti me titull “Kur flet arti nderohet kombi dhe atdheu”. Në këtë ekspozitë, artdashësit gjilanas, por edhe më gjerë kanë patur rastin t’i shohin punimet e këtij autori të njohur jo vetëm tek ne por edhe më gjerë, shkruan kryelajmi.com
Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan, Kushtrim Zeqiri, në hapje të kësaj ekspozite që siç ka thënë ai është në kuadër të programit të Galerisë së Arteve të Qytetit në Gjilan dhe ai e ka përgëzuar autorin për punën e tij, i cili si krijues çdo vit po na sjell punime të reja dhe se ky është viti i tretë që ai mbanë ekspozitë personale në Gjilan.
Janë lexuar edhe dy telegrame në lidhje me këtë ekspozitë nga Mark Zadeja në emër të Galerisë Evropiane të Arteve dhe nga Arbër Ahmetaj, në të cilët është çmuar lart krijimtaria e Jetullah Halitit – Eti si njëri ndër autorët më të mëdhenj bashkëkohor shqiptar.
Nikioqiri i kësaj ngjarje Jetullah Haliti – Eti, pasi ka përshëndetur të pranishmit, ka theksuar se komuna po i përkrah artistët. Ai nuk ka folur për punimet e tija, por i ka ftuar artdashësit që të dialogojnë me veprat artistike, kurse për vete tha se ai e ka shprehur mendimin e tij nëpërmjet gjuhës së arteve figurative. /kryelajmi.com/.