Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti sot mbledhjen e tretë të rregullt
Në Viti sot kryesuar nga Bekim Azizi,kryesues është mbajtur mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal , ku këshilltarët kanë shqyrtuan dhe kanë diskutuar për disa pika të rendit të ditës.
Fillimisht kryesuesi Azizi, në këtë seancë, i njoftoi këshilltarët të cilët nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë, se afati i fundit është nesër me 31 mars, gjë për të cilën obligohen.
Ndërkohë, para fillimit të shqyrtimit të pikave të rendit të punës , këshilltarët parashtruan një sërë pyetjesh zv.kryetarit të komunës Hasan Aliu dhe drejtorëve të drejtorive komunale. E pas miratimit të rendit të ditës, këshilltarët diskutuan rreth propozim vendimit për formimin e komisionit për emërtimin e rrugëve, rrugicave, vendeve tjera publike (shesheve), në Komunën e Vitisë me fshatra.
Pas propozimeve dhe vërejtjeve që u dhanë rreth kësaj pike, u vendos që ky komision të ketë 9 anëtar. Ky komision do të përbëhet nga 3 këshilltar nga tri parti politike në Kuvend, një gjuhëtar, një historian, gjeodet, zyrtar nga Drejtoria e Urbanizmit, veterane të luftës dhe koordinatori i këshillave te fshatrave. Pra, emrat e anëtarëve të Komisionit emërtim të rrugëve, rrugicave, vendeve tjera publike e shesheve në Komunën e Vitisë me fshatra, janë Sokol Shaqiri, Liridona Bislimi, Musli Neziri, Feat Shaqiri, Hekuran Azemi, Xhemil Sadiku, Qendrim Kajolli, Përparim Sadiku e Sadat Sejdiu.
Ky propozim vendim morri votat unanime të gjithë këshilltarëve.
Gjithashtu, pikat tjera si ajo e propozim vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për personat me aftësi te kufizuara në fsh. Bincë, propozim vendimit për ndryshim-plotësim të vendimit nr.01-013/372, të datës 04.04.2017, për rregullimin e komunikacionit në qytetin e Vitisë dhe territorin e saj,
si dhe pika rreth propozim vendimit për ndryshim-plotësim të vendimit nr.01-110/05-395, të datës 08.04.2022, për formimin e Komitetit për Shërbime Publike, u miratuaa nga këshilltarët komunal.
Aziz Zuka