Gjilan

U themelua Iniciativa Qytetare e Anamoravës

Gjilan, 8 janar 2022

Sot në Gjilan është themeluar Iniciativa Qytetare e Anamoravës me veprim në Gjilan, Kamenicê, Viti, Novobërdê…

Kjo iniciativë erdhi si pasojë e pa knaqësisë ndaj zhvillimeve politike në komunat e Anamoraves.

Grupi inicues prej mbi 40 antarëve ka vendosur që përkohësisht emri të jetë Iniciativa Qytetare e Anamoravës deri në kuvendin zgjedhor.

Në themelimin e Iniciatives ishin prezent anëtarët nga Gjilani Kamenica, Vitia, Novobërda…

Po ashtu u votua edhe grupi punues prej 16 antarëve.
Derisa është vendosur që edhe përfaqësusit nga Kamenica, Vitia e Novobërda të themelojnë edhe degët në ato komuna.
Nga këshilli inicues kryetar deri në kuvendin zgjedhor është zgjedhur z.Isa Agushi.

Koordinator për Kamenicë është zgjedhur Hamit Pireva.
Ndërsa koordinator për Viti është zgjjedhur Tasim Halabaku.
Iniciativa do ta ketë qendrën në Gjilan.

You Might Also Like