Të hënën, më 11 korrik 2022, në Tregun e Ri të qytetit të Gjilanit, Varg e Vi vjen me projektin më të ri të artit bashkëkohor, përkatësisht pavijonin artistik “Vizual”, me disa nga artistët dhe artistet më kreative të Gjilanit dhe të Kosovës.
Nga viti 2011 i themelimit, Varg e Vi ka realizuar projekte të shumta të artit bashkëkohor dhe mbetet organizata më aktive në Rajonin e Anamoravës e më gjerë.
Projekti “Vizual” është mbështetur nga Komuna e Gjilanit – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, pas aplikimit në thirrjen e fundit publike për projekte kulturore-artistike nga individë e OJQ.
Hyrja në çdo çast do të jetë e lirë dhe falas.