Futboll

Vazhdimet e dërgojnë Dritën në xhiron tjetër

 

Auda kishte fituat me rezultat 1:0 në Letoni e me rezultat të ngjashëm fitoi Drita në Kosovë, andaj u desh që të luhet shtesa dy herë nga 15 minuta për t’u përcaktuar fituesi i kësaj ndeshje.

Që në minutën e parë të shtesave, pas një gabimi të Ovouka, topi erdhi deri te këmbëshpejti Mortalla, i cili i vetmuar para portierit Maloku shënoi përtokë për të barazuar rezultatin 1:1.

Drita ia ka dalë që të vije në epërsi në minutën 101, kur Besnik Krasniqi ka dhënë një gjyajtje dënimi, topi ka ardhur deri te Blerim Krasniqi, i cili zgjati topin me kokë deri në brendi ku nga afërsia atë e ka futur në rrjetë Rron Broja për 2:1.

Në minutën 110 shumë lehtë kanë mundur të shënojnë Blerim Krasniqi dhe Zylfiu, por në rastin e parë priti portieri mysafir e në të dytin topi y përplas për shtylle.

Por, në minutën 115, pas një harkimi të Besnik Krasniqit nga e djathta ishte Albert Dabiqaj që për mrekulli qëlloi topin me kokë, duke dërguar në këndin e epërm të djathtë të portirit të Auda për rezultatin 3:1, i cili e dërgon ekipin bardh e kaltër në xhiron tjetër ndaj Legias së Varshavës./kryelajmi.com/.

You Might Also Like