Shkruan: Tefik Selimi, prof.
Poetët nuk vdesin. Nuk vdesin, sepse kanë lënë gjurmë të pashlyera nëartin letrar.Edhe Dritëro Agolli, poeti ynë i madh, nuk ka vdekur. Ai është“gjallë” në mesin e të gjallëve. Pse jo? Ai ishte poet i popullit. E deshi populi, rinia dhe lexuesit e letrave të tij. Emri i tij është shënuar kaherë në analet e shkrimeve tona. Ai hyri në letërsi në fillim të letërsisë shqiptare të viteve “60-ta. Ishte një protagonist i rrallë i letrave shkrimore, i cili la emër të pashlyer nëjetën letrare. U quajt poet i popullit, poet i dhimbjes dhe i filozofisë jetësore…
Dritëro Agolli është i lindur në Menkulas të Devollit me 13 tetor 1931. Tash e 86 vjet më parë. Gati, njeri i shekullit. Dhe, lindi për të mos vdekur asnjëherë. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit”, dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet.
Veprimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme. Ai shkroi: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore.
Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një “gjuhe të vogël”, ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, por ate e adhuruane edhe në metropolet e kulturës botërore.
Dritëro Agolli ka mbetur poet i rimës dhe ritmit, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për “rreptësinë” e poezisë. Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e “un-it”, përkundër poezisë së “ne-ve”, që shkruhej “për të bashkuar masat”.
Ai krijoi por edhe qe një modeli mjeshtërit të letrarave tona, i cili gërshetoi natyrshëm vlerat tradizionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij.
Në prozën e tij Agolli solli risi lo vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. Ata lanë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Qe poet ku frazeologjia e tij qe e pasur nga thesari popullordhe filosofia jetësore. Jo vetëm kaq. Dritëro Agolli, që nga sot po na mungon, përkundrazi, ai na ka lënë një veprimtari të gjerë letare, e cila e bën të pavdekshëm. Dhe, i pavdekshëm mbetet përgjithmonë. Dritëro Agolli krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ishte shkrimtar i madh i një “gjuhe të vogël”. Ai po ashtu, mbeti i madh me veprimtari letrare. I madh dhe i dashur nga e gjithë masa. Ai jetoi duke mos pushuar për të qenë poet i popullit. Ishte emër që nuk do të harrohet. Të tillë shkrimtar, si Dritëro Agolli nuk do të duhej të vdisnin. Ata do të duhej të jetonin gjatë me popullin. Por, ja vdekja, ajo po i merr njerëzit para kohe dhe në mënyrë tinzare. E mori edhe Dritëro Agollin, poetin apo shkrimtarin më të mirë të letrave tona.
Ja veprat e tij letrare: “Në rrugë dolla”, 1958; ‘Hapat e mia në asfalt”, 1961; “Zhurma e erërave të dikurshme”, 1964, “Shtigje malesh dhe trotuare”, 1965;”Mesditë”, 1968;“Komisari Memo, roman”, 1969; “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, roman” 1973; “Nënë Shqipëri”, 1974; “Njeriu me top”, 1975; “Fjala gdhend gurin”, 1977; “Trëndafili në gotë”, roman, 1980; “Fytyra e dytë”, dramëMosha e bardhë, dramë; “Udhëtoj i menduar”, 1985; “Njeriu i mirë”, tregime; “Kalorësi lakuriq”, roman – 1996; “Arka e djallit”, roman – 1997; “I përndjekuri i dashurisë”, poezi – 2013’ dhe veprrën e fundit me poezi “Prit edhe pak” – 2016./Tefik Selimi
Legjenda: Dritëro Agolli, poet i ndjerë