Komisioni Disiplinor i Superligës, i ka shqiptuar SC Gjilanit vërejtjen e fundit për shkak të hedhjes së shishes nga tifozët në fushë të lojës në përballjen Gjilani-Prishtina.
Njoftimin e ka bërë të ditur FFK në faqen zyrtare, ndërsa në vendimin e KD-së shkruan:
“SC ”Gjilani”. Në min 63, tifozët vendas hedhin një shishe PVC gjysëm të mbushur, për çka gjyqtari e ndërpret ndeshjen dhe shishen ja dërgon të delegatit. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Gjilani–Prishtina dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore. VËREJTJE E FUNDIT.”