Viti

Me vërejtje të shumëta nga opozita Kuvendi Komunal i Vitisë miratoi me shumicë votash buxhetin Komunal të Vitisë 2019-2021

 

 

Kuvendi Komunal i Vitisë,me disa vërejtje të dhëna nga opozita në projekt buxhetin e hartuar me shumicë votash ka miratuar buxhetin komunal për vitin 2019-2021 në seancën e vet të mbajtur sot e të cilën e ka kryesur Naim Pira kryesues.

Me këtë rast janë votuar dhe shqyrtuar të gjitha pikat e parapara me rendin e ditës. E diskutimi më i gjatë është bërë për Projekt Buxhetin e Komunës së Vitisë për vitet 2019-2021 i cili po ashtu është votuar me shumicë

votash. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se kjo komunë, ka punuar shumë që buxheti komunal në veçanti lista për investime kapitale të hartohet bashkarisht me qytetarët e kësaj komune por edhe me kategoritë e ndryshme të shoqërisë.

“ Kemi punuar shumë në hartimin e këtij buxheti komunal i cili do të jetë në interes të gjithë qytetarëve vitias përfshirë edhe kategoritë e ndryshme të shoqërisë. Ky buxhet në veçanti lista për investime kapitale është bërë në bashkëpunim me qytetarët tani pasi që kemi mbajtur diskutime për planifikimin e buxhetit komunal në shumë lokalitete të kësaj komune”, u shpreh Kryetari Haliti.

Ai tutje u shprehtha se edhe pse ky buxhet nuk është i mjaftueshëm në krahasim me kërkesat dhe nevojat të cilat i kanë qytetarët, kjo komunë po bënë përpjekje që me donatorë të ndryshëm të realizoj sa më shumë projekte të cilët ndryshojnë për të

mirë jetën e qytetarëve të kësaj komune. Sipas Buxhetit Komunal 2019-2019 të cilën e prezantoj Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Komuna e Vitisë, do ta këtë një buxhet në lartësi prejprej gjithsej 11.milion e 345.mijë e 554 eruro për vitin 2019.

Ky buxhet pritet të ndahet në këtë formë: paga e mëditje 7.309.561€, mallra e shërbime 1.481.703€, shpenzime komunale 221.000€, subvencionime e transfere 210.000€ si dhe shpenzime capital.Sipas Buxhetit Komunal 2019-2019 të cilën e prezantoj Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Komuna e Vitisë do ta këtë një buxhet prej gjithsej 11.345.554€ për vitin 2019. Ky buxhet pritet të ndahet në këtë formë: paga e mëditje 7.309.561€, mallra e shërbime 1.481.703€, shpenzime komunale 221.000€, subvencionime e transfere 210.000€ si dhe shpenzime kapitale 2.123.287€.

Propozim vendimi për emërimin e stadiumit të futbollit- fushës ndihmëse në Sadovinë të Jerlive me emrin e dy dëshmorëve vëllezër nga ky lokalitet “Gursel e Bajram Sylejmani”, propozim rregullorja për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba, propozim vendimi për aprovimin e Planit të Punës të Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2019, propozim vendim për inicimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale Parkingjet në qytetin e Vitisë. Kurse në fund të kësaj seance Fatbardha Emini, Drejtoresh e Drejtorisë Komunale të Arsimit paraqiti edhe informatën për fillimin e vitit shkollor 2018/2019.

Përndryshe në fillim të kësaj seance Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal i njoftoj të pranishmit mbi vlerësimin e ligjshmërisë së akteve por edhe mbi atë se Komuna e Vitisë, është përfituese e një granti stimules të përformancës për vitin 2019 në vlerë prej 105,802€ dhe atë nga

Ministra e Adiministrimit të Pushtetit Lokal dhe atë nga fondi i bashkëfinancimit me SDC/DEMOS. Aziz Zuka

You Might Also Like