Shkruan: Shemsi Doda
“Talia e Flakës“ 2025
Nata e pestë
Produksion nga Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” – Tiranë
“LULE SAJZA”
Regjisor: Endri Çela
Interpretojnë: Rajmonda Bulku, Adriana Tolka dhe Valentina Myteveli
Për herë të parë në teatrin shqiptar, shoh një shfaqje në formën e teatrit dokumentar. “Lule Sajza” sjell dëshmi të të mbijetuarve të kampit të Tepelenës.
Drama dokumentare “Lule Sajza” e bazuar në tekstin (përmbledhjen ) dhe Regjinë e Endri Çela u shfaq sonte në skenën Teatrit të Gjilanit. Një shfaqje që është e stilit të dhomës në dimensionin e saj, dokumentare në zhanrin e saj dhe raeliste në estetikën e saj. Një dokument për fatin e një kombi të ndarë në komunist dhe reaksionarë edhe të thurur nga monologët dhe rrëfimet e pjesëmarrësve të atyre kohërave të dhimbshme përmes rrëfimit të sekuencave artistike e personaliteteve të caktuara, si nevojë, që brezave të rinj që nuk dinë shumë për një kohë të errët të historisë së Shqipërisë.
Me dramën “Lule Sajza”, aktorët duan të kontribuojnë në mbrojtjen e së vërtetës në mënyrë artistike dhe të flasin për faqet më të këqija të historisë shqiptare nga skena e teatrit. Çka do që shkruaj ose mendoj për këtë produksion është e zbehtë në krahasime me ndjenjën e shkaktuar nga kjo dramë gjithë vuajtje e rrëfimit.