Nën lisat e gjatë me një ambient freskues, në fshatin Makresh gjendet Vila “Marigona”, për të ju ofruar kënaqësi shpirtërore për t’i mos harruar asnjëherë ato momente.
Të gjithë pushuesit që dëshirojnë të largohen për ndonjë ditë apo moment të shkurtë nga zhurma e qytetit, për ta ka një adresë të veçantë – ta vizitojnë vilën “Marigona”, për të shijuar pamjet e bukura, ajrin e pastër, qetësinë, rahatinë e komoditetin në një vend të jashtëzakonshëm për t’ju mbetur gjatë në kujtesën tuaj.
Në vilën “Marigona”, mund të kaloni ҫaste të paharruara me familje e shoqëri, por edhe mund të bëni organizime të ndryshme.
Vila “Marigona” ka menduar edhe për ahengjet e ndryshme familjare, siç janë: fejesa, dasma, syneti, kanagjegje, po ashtu aty mund të organizohen edhe takime zyrtare.
Në vilën ‘Marigona’, e cila ka një sipërfaqe të madhe, ju mundeni të kaloni ҫaste relaksuese duke shijuar skulpturat e ndryshme të fiseve shqiptare e dominuar nga skulptura e Skënderbeut. Po ashtu, aty bie në sy figura e të pa-përsëritshmes, Marigonës, duke qepur flamurin me shqiponjë.
E veçanta e kësaj vile është pishina në mes të saj, e cila ofron ujë të nxehtë dhe të freskët, po ashtu ka fushën për tenis e futboll të vogël, me një kopsht të rregulluar në mënyrën më të mirën të mundshme.
Në këtë ambient mund të shijoni jetën duke shfrytëzuar jacuzin, barin personal, kuzhinën e dhomat e gjumit, duke dominuar vazhdimisht muzika sipas
dëshirës në një ambient të krijuar enkas për ju.
Vila po ashtu ka një parking të veturave shumë të sigurt.
Pushuesit në mënyrë relaksuese me shumë komoditet këtë vilë munden ta shfrytëzojnë në privatësinë maksimale.
Pronari i vila “Marigona”, Jahja Salihu, për të gjithë pushuesit ka një porosi me shumë sinqeritet.
“Vila “Marigona” është krijuar enkas për pushuesit. Ne ju ofrojmë rahati, rekreacion, komoditet, ambient të pastër e siguri të veҫantë. Shijojeni momentet e bukura, ngrohtësinë e shërbimin cilësor të cilën e ofrojmë. Ne jemi për ju që ҫastet e juaja të kënaqësisë tek Vila “Marigona”, mos ti harroni kurrë”.
Vila “Marigona”, gjendet në fshatin Makresh në periferi të Gjilanit, ndërsa për rezervime mund të kontaktonin numrin – +33609 214 360 (Viber dhe WhatsApp).