Futboll

Vitia gjunjëzon Vllaznimin e Gjakovës

Vitia vazhdon me ndeshje shumë të mira në këtë kampionat. Ekipi që udhëhiqet nga kryetrajneri Milaim Zuzaku këtë e ka dëshmuar edhe në ndeshjen e kësaj të shtune kur para vetit kishte një ekip shumë të mirë atë të Vllaznimit nga Gjakova, që ka pretendime të kthehet në elitën e futbollit kosovar.

Kjo ka qenë ndeshja e tretë radhazi që Vitia nuk di për humbje. Të vetmin gol për Vitinë e ka shënuar sulmuesi mensat Livoreka në pjesën e dytë të ndeshjes.

Me këtë fitore tashti Vitia radhitet në pozitën e shtatë me 18 pikë të tubuara dhe tashti ka vetëm tri pikë më pak se vendi i katërt, pozitë kjo që mundëson ndeshjen e barazhit për kualifikim në Superligën e Kosovës në Futboll.

 

Ja tablela:

You Might Also Like