Futboll

Vitia mposht Besën, Kika e Bashkimi barazojnë

Vitia ka dëshmuar se ka ekip që do të luftojë për t’u inkuadruar në Superligën e Kosovës në Futboll. Djelmoshat që drejtohen nga Milaim Zuzaku me rezultat të pastër 2:0 kanë mposhtur ekipin e Besës së Pejës dhe edhe më shumë kanë sforcuar bindjen se janë kandidat serioz për inkuadrim në rang më të lartë të garave.

Derbi i Anamoravës është zhvilluar në Hogosht ku janë përballur Kika dhe Bashkimi i Koetinit. Pas një loje interesante ekipet janë ndarë baraz me rezultat 1:1.

You Might Also Like