Libri

“Vjeshta letrare e Gjilanit” – veprimtari për lakmi!

Ibush Vishi
Gjilani, përkatësisht Ars Klubi “Beqir Musliu”, në krye me Sabit Rrustemin, – veprimtar i palodhshëm, poet e shkrimtar më se i veçantë, – si dekada me radhë, edhe sivjet, na krijoi një ndiesi të admirueshme madje jo vetëm me hapjen solemne të “Vjeshtës letrare…”, ku patëm rast ta lexojmë edhe këtë poezi:
NJË MIKUT POET
Për shqetësimin tonë
estetik e shpirtëror
oh ç’na e kënda
i pagjumë t’mbetesh
tërë natën e lume
Në këto orë të vona
të paraagimit
kur ne në turnin e zgjimit
rrasët të kënaqeshim
si në bashin e barkës së Lasgushit
a të liqenit të Tij ujëloti
ngritur vargmal vargjeve
gjerdan natyre
shpirtit të kalltë prej krijuesi
Ti mik i miqve
që nuk na lë të ndërrojmë krah
me arsenal figurash
na bën berrah
e na dehë së lexuari
me sytë kokërr
n’pikë t’natës
Si n’pikëditë
Kah t’rrotullohemi
premierat tua poetike në pritë
ditë-netëve e muaj-viteve
Na rri gati dhe me repriza
Për t’i harruar përpak këto kriza moti
Udhëtojmë nëpër shpirtin përplot hoje
bukurive të gjuhës e gjakut
të Atdheut të tokës e njeriut
e të Çepurit që s’të hiqet goje
datë për datë
stilit tënd të lirë lirie
që s’ia lë asnjë shpatë…
Nëse t’ka kotur për pak
gjumë mëngjesi
a ndonjë ëndërr e papërmbajtur
sapo të kthjellesh
neve të uriturve që presim varg
mos na le pa një lëng shpirti
në ditën që s’nis pa ty
– I. V.

You Might Also Like