Kanë përfunduar të gjitha takimet e ditës së enjte në kuadër të javës së dhjetë në Ligën e Parë, raporton Gazetasheshi.com.
KEK-u është ndalur në një barazim 1-1 ndaj Ulpianës dhe atë krejt në minutat e fundit të ndeshjes.
Në barazim u ndal edhe Trepça që në shtëpi luajti 2-2 ndaj Vllaznisë, ani pse pati epërsinë e dyfishtë. Golat për Vllazninë i shënuan Arbër Mustafa dhe Elbasan Jakupi
Fitoren e vetme të ditës e shënoi Onix pasi që në shtëpi e mposhti Malishevën 2-0.
Rezultatet e ditës së enjte:
Trepça – Vllaznia 2-2
Onix – Malisheva 2-0
Ulpiana – KEK-u 1-1