Futboll

Vllaznia përforcohet edhe me lojtarë edhe në kryesi

KF “Vllaznia “ e Pozharanit , ekip që ka pretendime serioze për kalim në rang më të lartë të garave në Superligën e Kosovës , pasi që në stinorin vjeshtor pati rezultate shumë të mira, duke u renditur ndër ekipet e kreut të tabelës të Ligës së dytë të Kosovës, mes të dy stinorëve pati probleme pak para përfundimit të afatit kalimtar dimëror ia doli të këndellet dhe të bëjë disa përforcime në ekip. KF Vllaznia mëton se ka një fond të pasur të lojtarëve, andaj me përbërjen që ka pritet që edhe në pranverë të luaj rol me rëndësi në Ligën e dytë të Kosovës në futboll.

Në këtë miniafat kalimtar KF Vllazni ka angazhuar katër futbollistë. Nga Maqedonia përkatësisht KF Metalurgu në Vllazni kanë arritur Leonard Kallaba dhe Shaban Sylejmani /sulmues / e nga KF Drita në Vllazni erdhi edhe Betim Syla, një futbollist i spikatur. Ndërkohë në klub nga pauza rreth 6 mujore është kthyer dhe po stërvit rregullisht edhe Sevdail Aliu.

biznesi

Kryesia e klubit që tash disa vjet punojnë bashkarisht dhe janë një kryesi e mrekullueshme dhe shumë angazhuese për të quar në binarë të duhur këto ditë ka arritu që në radhët e veta pra si anëtarë të kryesisë ta sjell edhe biznesmenin –pronarin e Kompanisë “Al-Riza 2” Riza Rexhepin i  cili është i njohur edhe si simpatizuesit më të flakët të kësaj skuadre por që deri më tash nuk ishte i kyqur drejtpërdrejtë në Kryesinë e Vllaznisë. Aziz Zuka

You Might Also Like