Viti

VV në Viti reagon pas publikimit të Raportit të Performancës së Komunave për vitin 2016

Përmes një komunikate për medie Lëvizja Vetëvendosje në Viti, ka reaguar pas publikimit të Raportit të Performancës së Komunave për vitin 2016, që bëhet nga Minsistria e Adminstrimit dhe Pushtetit Lokal.

Në këtë komunikatë ndër të tjera thuhet:“Raporti i përformancës së komunave që bëhët nga Minsistria e Adminstrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL) është një instrument i rëndësishëm për pasqyrimin e punës së komunave dhe promovimin e transparencës në procesin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët.

Sistemi për menaxhimin e përformancës (SMPK) së komunave për 14 fusha të ndryshme themelore, të cilat përfshijnë 18 shërbime nga kompetencat vetanake të komunave, në matjen e përformancës së komunave për vitin 2016, SMPK i ka interesuar shkalla e arritjeve për 24 rezultate të ndryshme nga 14 fushat përkatëse.

Fushat themelore për të cilat bëhet matja e përformancës së komunave janë: Shërbimet Publike Administrative, Të drejtat e njeriut, Shërbimet Sociale dhe Familjare; Kulturë, Rini dhe Sport; Menaxhimi i Fatëkeqsive; Planifikimi Hapësinor; Hapësirat Publike; Infrastruktura Rrugore; Transporti publik komunal; Parkingjet publike; Furnizimi me ujë të pijshëm; Kanalizimi; Menaxhimi i mbeturinave dhe Mbrojtja e mjedisit.

Bazuar në raportin vjetor për përformacën për të gjitha komunave të Republikës së Kosovës, e cila bëhet nga Ministria e Pushtetit Lokal, Vitia renditet ndër komunat me përformancën më të dobët në nivel vendi.

Ky raport profesional i mbështetur nga 14 fusha, tregon më së miri për qeverisjen e astuqujtur ”brilante” të Sokol Halitit, e cila çdo ditë e më shumë po dëshmon se nuk është në shërbim të trupit publik, por në interesa të ngushta klienteliste e klanore. Për dështimet të cilat janë duke e përcjellë qeverisjen Haliti, qytetarët e ndëshkuan edhe përgjatë zgjedhjeve parlamentare, të cilat këtë subjekt e nxorën si subjekt më rënje tejet të madhe si nivel lokal ashtu edhe atë nacional.

Përmes këtij reagimi, ne Lëvizja VETЁVENDOSJE! i bëjmë thirrje Kryetarit Haliti që Komunën ta kthejë në shërbim të qytetarëve dhe të punoj konform nevojave të tyre imediate, e jo të punoj e veproj në bazë të interesave reciproke e në shërbim të klientelës së LDK-së. Komuna nuk është pronë e askujt dhe paraja publike duhet të shpenzohet në dobi të qytetarëve e jo në shërbim të një komuniteti të vogël njerëzish siç aktualisht po bëhet dhe po veprohet nga ata të cilët aktualisht “qeverisin” me këtë komunë,thuhet në këtë komunikatë për medie të LVV në Viti./Aziz Zuka

 

You Might Also Like