Selver Xhelili i ka kërkuar të zhvendosurve nga Lugina e Preshevës që të rreshtohen ka republikanët, ngase sic ka theksuar ai ata të cilët pohojnë se po i mbrojnë e përfaqësojnë interesat e të zhvendosurve nga Kosova Lindore nuk janë gjë tjetër veç se disa profiterë dhe persona që kanë një të ardhme të dyshimtë, të atillë që kanë pasur bashkëpunim me shtetin e dikurshëm serb dhe mund të jenë informatorë të shërbimit serb, që janë si agjentë tyre në territorin tonë. Xhelili thotë se ata nuk mund të perfaqesojnë as familjen nga vijnë, sepse e kaluara e tyre është e dyshimtë karshi interesit shtetëror. Xhelili, thotë se ka prej tyre që kanë një të kaluar duke bashkëpunuar me aparatin shetëror serb dhe janë dorë e zgjatur e shtetit serb dhe që punojnë për interesat e tyre dhe paguhen nga ta, ndërkohë që një pjesë e tyre vazhdojnë të thirren se i mbrojnë interesat e Kosovës Lindore, por që në fakt ata kanë keqpërdorur fondin për UCPMB-në, derisa në anën tjetër gjendja e të zhvendosurve nga Kosova Lindore është e rëndë e gjendja e tyre është e rëndë si pasojë e mashtrimeve që u janë bërë.
“Të zhvendosurit nga Kosova Lindore duhet të jenë shumë të matur dhe të rreshtohen aty ku duhet e adresa e vetme për ta janë republikanët, të cilët janë të gatshëm që t’ua mbrojnë interesat e tyre ashtu sic e meritojnë, duke dënuar mashtruesit dhe UDB-istët që kanë mashtruar luginasit në emër të mbrojtjes të të drejtave të tyre. Gjendja e banorëve të Luginës në Komunën e Gjilanit është e rëndë dhe ata meritojnë përfaqësim më të dinjitetshëm. Ata janë mbi 10 mijë dhe duhet të përfaqësohen me fuqinë që kanë dhe tani si kurrë më parë do të jenë të vetëdijshëm kah të drejtohen dhe të sigurtë drejt një jete më të mirë për ta dhe përfaqësim dinjitoz në kuvend dhe në strukturat komunale”, ka thënë Selver Xhelili.