11 nëndegë kundërshtojnë emërimet në PDK-në e Kamenicës
Ky është reagimi i plotë:
Nga Nëndegët dhe Anëtarët e kryesisë së PDK-së: 1.Roganë 2.Hodonoc 3.Muqivërc 4.Koretin 5.Hogosht 6.Koperrnicë 7.Dajkoc 8.Karaqevë 9.Poliqkë 10.Petrovc 11.Shipashnicë e Epërme.
Ndaj zhvillimeve në degën e PDK-së në Kamenicë.
Është i papranueshëm dhe për keqardhje vendimi i Kryesisë së PDK-së në qendër për emërimin e kryetarit dhe kryesisë në degën e PDK-së në Kamenicë.
Kryesia qendrore e PDK-së duke u thirrur në nenin 31 të statutit të partisë me një vendim arbitrar dhe të njëanshëm ka bërë emrime, duke injoruar nëndegët, kryesinë dhe antarësinë e Partisë Demokratike dega në Kamenicë.
Nëndegët e lartëpërmendura dhe antarët e kryesisë së degës, me shkresë zyrtare, kemi kundërshtuar në mënyrë kategorike këtë formë të emrimit të kryetarit të degës, kundrejt qendrës e cila e ka injoruar këtë kërkesë pa dhënë ndonjë përgjigje konkrete.
I bëjmë me dije, anëtarëve dhe simpatizantëve të PDK-së dega në Kamenicë se ky emërim i kryetarit ka ardhur nga ndikimet direkte të Valmir Klaiqit dhe disa individëve tjerë, të cilët për interesa personale, tash e sa kohë shpërndajnë dezinformata ndaj aktivistëve dhe veprimtarëve të dalluar të partisë.
Vendimi i arbitrar dhe i njëanshëm ka pasoja dhe është i dëmshëm për të ardhmen e partisë.
Andaj, pos kërkesës që vendimi të anulohet, duhet të krijohen edhe disa kushte, që sa më parë dega e PDK-së në Kamenicë të shkoj në zgjedhje të mbrendëshme, ku strukturat me votë të lirë do nxjerrin organet drejtuese të partisë.
Pa një proces votimi, të emruarit nuk kanë legjitimitet dhe si të tillë nuk do njihen nga ne, nëndegët e lartëpërmendura.