Viti

220 familje në gjendje të rëndë ekonomike të Vitisë  u ndihmuan me gjëra ushqimore nga Organizata “Qatar Charity”

Organizata “Qatar Charity” me seli në Prishtinë, ka ndihmuar sot 220 familje të komunës së Vitisë të cilat janë me gjendje të rëndë ekonomike. Këtyre familjeve u janë shpërndarë pako ushqimore.

Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Basri Aliu, ka falënderuar donatorët për këtë ndihmë, me të cilën këto familje do të kenë një mbështetje, sidomos në prag të Festës së Bajramit. Përzgjedhja e familjeve në nevojë është bërë nga ana e Qendrës për Punë Sociale në Viti.Aziz Zuka

 

You Might Also Like