Këngëtarja e re gjilanase, Vjollca Osmani, tashmë me emrin e saj artistik Leyla, ka lansuar këngën e saj më të re të titulluar ”Malli”, këngë në të cilën ajo është autore e tekstit dhe për të ka bërë edhe melodinë, derisa kënga është përpunuar në studio nga Ernes Sopit, shkruan kryelajmi.com
Për këtë këngë, që është tejet ritmike, Vjollca Osmani – Leyla, ka realizuar edhe spotin. Kjo këngë është ritmike dhe e kapshme për publikun, kurse për të videoklipi është xhiruar nga Ardit Berisha. Për pamjen e këngëtares është përkujdesur Yllka’s Glam, Bettina, Tanning Room, Guess, Em Estetik, Estetik Hair.
Ndryshe, tash e tutje këngëtaren Vjollca Osmani më tepër do ta shohim me emrin artistik Leyla dhe kjo është kënga e saj e parë me këtë emër, të cilin do t’a mbajë edhe në të ardhmen.
Leyla thotë se kjo këngë qysh tash është pritur shumë mirë nga fansat e saj dhe ajo po dëgjohet me të madhe. Sipas saj, kjo këngë i është përshtatur tregut muzikor dhe ky është vëtëm një nga projektet e saja, ngase ajo javëve e muajve në vazhdim do të paraqitet me surpriza të reja, duke sjellë këngë e videoklipe të reja në muzikën tonë.
Për më tepër në linkun e mëposhtëm, kryelajmi.com po u paraqet videoklipin e këngës “Malli”, me tekst e muzikë të këngëtares së talentuar Vjollca Osmani – Leyla: