Teatër

Këto janë çmimet që do të jepen në “Talia e Flakës 2025”

Bazuar në listën përfundimtare të Thirrjes Publike “Flaka e Janarit 2025” nga Komuna e Gjilanit/DKRS, Varg e Vi, si udhëheqëse për organizimin e shtyllës “Talia e Flakës 2025”, shpall këtë konkurs, si risi e edicionit të 34-të të Talias:

Çmimi për Dramën më të mirë Origjinale të Shkruar “Talia e Flakës 2025”

Ftohen të gjithë dramaturgët shqiptarë që të konkurrojnë me dramat e tyre origjinale në Çmimin për Dramën më të mirë Origjinale të Shkruar “Talia e Flakës 2025”. Konkursi organizohet nga Varg e Vi në bashkëpunim me Teatrin e Gjilanit.

Drama e vlerësuar me çmimin e parë konsiderohet si dramë potenciale për inskenim në Teatrin e Qytetit në Gjilan. Drama fituese, kompensohet materialisht, në vlerë prej 1,000.00 euro (neto).

Çmimi dorëzohet në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Flaka e Janarit 2025”, në gala mbrëmjen e organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Gjilanit.

Kriteret dhe kushtet për pjesëmarrje:

  • Laureatë të Çmimit mund të jenë dramaturgët shqiptarë nga trevat mbarëkombëtare dhe mërgata;
  • Dramat e papërfunduara apo sinopsiset nuk do të merren në shqyrtim; • Drama duhet të jetë origjinale, e painskenuar më parë;
  • Një autor mund të sjellë më së shumti një dramë për shqyrtim;
  • Dramat e të gjitha zhanreve do të merren në shqyrtim;
  • Zhanri, tema dhe as numri i personazheve, nuk janë të kufizuara.

Dërgimi i dramave: Dramat dorëzohen në e-mailin [email protected], me subjekt: Çmimi i Dramës “Talia e Flakës 2025”. Autorët që sjellin dramat e tyre në këtë konkurs, konsiderohen se i pranojnë kushtet e këtij konkursi. Konkursi do të jetë i hapur nga data 7 janar e deri më 22 janar 2025.

You Might Also Like