Kënaqësi të merrja pjesë në tubimin e Aleancës me bashkatdhetarë në Ludwigsburg të Gjermanisë, në të cilin i pranishëm ishte kryetari Ramush Haradinaj, deputetët Time Kadrijaj, Bekë Berisha, si dhe zyrtarë e aktivistë të tjerë të lartë të Aleancës.
Duke i përshëndetur bashkatdhetarët, kryetari Haradinaj tha se besimi në Aleancën do t’ju kthehet me punë dhe zhvillim, me udhëheqje të Kosovës drejt progresit dhe me realizimin e synimin tonë madhor, anëtarësimit në NATO.
Ndër të tjera, Haradinaj falënderoi strukturat e Aleancës në Gjermani për angazhimin dhe i siguroi se bashkë do t’i realizojnë fitoret për Kosovën.
Kurse, gjatë fjalës sime theksova se takimet e këtilla në njërën anë dëshmojnë se Aleanca është rritur dhe fuqizuar edhe në Gjermani, si rezultat i punës së përbashkët të strukturave, ndërkaq në anën tjetër se kryetari Haradinaj na vlerëson jashtëzakonisht shumë për kontributin e dhënë në çlirimin, formimin dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës.
Po ashtu, theksova se kryetari Haradinaj, në përgjithësi Aleanca bashkatdhetarët nuk i sheh vetëm si votë për zgjedhje, por pjesë të rëndësishme të zhvillimit të Kosovës, si qytetarë që ndonëse jetojmë këtu, vazhdojmë të japin kontribut për Kosovën, sidomos në aspektin ekonomik, si dhe në rritjen e mirëqënies së familjarëve tanë në Kosovë.