Përkrahja jonë dhënë sportit është fokusi kryesor, i cili forcon edhe më shumë pritshmëritë e së ardhmes. Nga afër kemi parë rezultatet, sfidat dhe nevojat e klubeve të qytetit.
Filluam me hendbollistët, më pas boksierët, basketbollistët , futbollin e veteranëve e në fund kampionet tona, volejbollistet dhe basketbollistet .
Përtej mbështetjes së garantuar financiare nga komuna që çdo vit po rritet, ju bëjmë thirrje bizneseve, që përmes ligjit për sponsorizim të mbështesin sportin, artin dhe kulturën.