Futboll

Arbër Mustafa dhe Eldonit Shaqiri largohen nga SC Gjilani

Sport Club Gjilani njofton se ka liruar me mirëkuptim futbollistët Arbër Mustafa dhe Eldonit Shaqiri.
Në kërkim të hapsirave për të luajtur më shumë, klubi ka mirëkuptuar futbollistët dhe ka ndarë rrugën e bashkëpunimit.
Sikurse Mustafa, po ashtu edhe Shaqiri ishin shembull i profesionalizmit dhe përkushtimit të treguar në punë.
Gjilani i falenderon Arbërin dhe Eldonitin për kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishin pjesë e klubit, ndërkohë që u uron shumë suksese në angazhimet e tyre të reja sportive.

You Might Also Like