Futboll

Armend Dallku i kënaqur me pikën e fituar

Pas ndeshjes me Dritën, trajneri i Dukgjinit Armend Dallku ka thënë se ai është i kënaqur me pikën e fituar ndaj një kundërshtari të vështirë.

“Nuk diskutohet që jam i kënaqur. Luajtëm mençur dhe jam i kënaqur me disiplinën. Bëmë një ndeshje të mirë. Kemi bërë ndeshje shumë të mirë taktikisht edhe ndaj Prishtinës. Deshëm që t’i godasim kundërshtarët në kundërsulm në pjesën e parë”. Në pjesën e dytë bëmë presing më të lartë. Në fazën e sulmit, Januzi, Johni dhe Santosi janë të gatshëm për të qenë titullar por edhe për të luajtur nga stoli. Ta shohim në ditët në vijim se si janë në gjendjen fizike”, ka thënë Armend Dallku.

You Might Also Like