KRONIKË E ZEZË

Arrestohen të dyshuarit për vjedhje

Kamenicë, 16 mars 2023

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i hetimeve të stacionit policor Kamenicë me datën 16.03.2023 pas një pune hetimore mirë të organizuar dhe veprimeve operacionale ka arritur që të e lokalizoj dhe të arrestoj tre të dyshuar shqiptar kosovar S.K. (viti i lindjes 1981), E.B. (viti i lindjes 2001) dhe L.S. (viti i lindjes 1998).

Arrestimi i tyre është bërë pasi të njëjtit dyshohet se në bashkëveprim kanë qenë të involvuar në një rast ,,Vjedhje rëndë’’ i ndodhura me datën 16.02.2023 në të cilin rast ishin vjedhur mjete pune të llojeve të ndryshme.

Pas arrestimit nga të dyshuarit janë sekuestruar sendet e dyshuara të vjedhura të cilat pas verifikimit do të kthen tek pronari legjitim.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Vjedhje e rëndë’’ dhe rasti me kallëzim penal do të përcillet në Prokurorinë Themelore.

You Might Also Like