Avni Behluli, artist pamor i njohur gjilanas e kosovar, ka qenë tejet aktiv këtë verë, duke qenë pjesëmarrës në shumë ekspozita të ndryshme nëpër botë.
Behluli, i njohur te publiku kosovar për stilin e tij të veçantë, gjatë muajit gusht ka patur disa prezantime ndërkombëtare, në të cilat ka shpërfaqur krijimet e tij.
Spanja, Ukraina, Egjipti, Jordania, India, Turqia janë vetëm disa nga vendet në të cilat është prezantuar artisti pamor Avni Behluli, i cili siç ka theksuar për kryelajmi.com deri në fund të këtij viti do të ketë një agjendë shumë të ngjeshur, ngase pritet që me prezantime kolektive dhe personale të paraqitet edhe në Mal të Zi, por edhe nëpër vende të tjera. /kryelajmi.com./