Në Xiamen të Kinës u mbajt Kongresi Vjetor i Federatës Botërore të Badmintonit, ku Federata e Badmintonit e Kosovës mori pjesë me dy delegatët e saj, Lulzim Haziri, kryetar dhe Blerim Sylejmani, sekretar i përgjithshëm.
Ditën e parë u mbajt Forumi ku të gjitha federatat dhanë pikëpamjet e tyre për Badmintonin dhe si të rritet ky sport. Ditën e dytë ishte mbledhja kryesore ku u miratuan të gjitha pikat dhe u zgjodh presidentja e re e Federatës Botërore dhe Këshilli prej 20 anëtarëve të ri me mandat 4- vjeçar.
Federata e Kosovës u pranua me të drejta të plota edhe në COMEBA-Confederation of Mediterranian Badminton-Konfederata Mesdhetare e Badmintonit ku kryesisht u diskutua për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, ku Kryetari Haziri mori fjalën dhe tha se duhet të bëhet çmos që Badmintoni të futet në këto lojëra së pari në Taranto 2026 e pastaj në Prishtinë më 2030.
Vlen të cekët se sporti i Badmintonit për momentin është sport opsional ku mund të futet në këto gara.