Muzikë

Bashkatdhetari Pajazit Morina i dhuron një piano AKV Gjilanit

Bashkatdhetari Pajazit Morina, i cili jeton dhe punon në Zvicër bashkë me familjen e tij, i ka dhuruar një piano Ansamblit të Këngëve e Valleve Gjilani, gjë për të cilën ansambli i është falënderues.

Në një postim të  Nehat Feratit, drejtues i AKV Gjilani është thënë:

Në emër të Ansamblit GJILANI dhe të gjithë kolegëve , falënderojmë shokun dhe kolegun tonë shumëvjeçar Pajazit Morina, i cili gjendet përkohësisht në Zvicër me familje, për mbështetjen që i ka bërë Ansamblit tonë me një piano për të cilën jashtëzakonisht kemi pasur nevojë, gjithashtu i falënderohemi edhe kompanisë se transportit ‘’Abedini Transport” dhe  Halit Mahmutit, për transportin e pianos falas nga Zvicra.

Edhe njëherë i falënderohemi nga zemra dhe ju urojmë shëndet e shume suksese./kryelajmi.com/.

You Might Also Like