Klubi i Futbollit Bashkimi nga Gjilani do të zhvillojë ndeshje miqësore në Shqipëri. Ata do të qëndrojnë tri ditë në Durrës e në Kavajë, ku edhe pritet të zhvillojnë një ndeshje miqësore me Besën e Kavajës, por edhe do të kenë aktivitete të tjera.
Xhevat Leka, kryetar i KF Bashkimi ka theksuar se janë të nderuar për këtë vizitë vëllazërore në këto dy qytete të Shqipërisë.
|Do të kemi takime me personalitete të larta të këtyre vendeve, do të kemi edhe një ndeshje miqësore me Besën e Kavajës dhe qëllimi i vizitës sonë është të ndërtojmë ura të bashkëpunimit për gjeneratat e ardhshme”, ka thënë Leka, duke shtuar se ky aktivitet po zhvillohet në 75- vjetorin e themelimit të klubit të KF Bashkimi.