Sportet luftarake

Belinë Rashiti e Klubit ‘AS’ nga Gjilani, Përfaqëson Kosovën në Kampionatin Ballkanik të Karatesë për Grupmoshat e reja në Stamboll – Turqi

Ajo ka vetëm 13 vjet, por është një kampione e vërtetë. Në klubin e saj është garuesja më e mirë, kurse që nga mosha gjashtëvjeçare ka radhitur fitoret e medaljet. Belina Rashiti, tashti i ka 13 vjet dhe këtë vit u shpall kampione në grupmoshën e saj, andaj ftesa për të për të qenë pjesë e përfaqësueses është e arsyeshme dhe Belinë Rashiti e Klubit ‘AS’ nga Gjilani, do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Ballkanik të Karatesë për Grupmoshat e reja që do të mbahet në Stamboll – Turqi.

Siç thekson trajneri i saj Alban Beqiri, Belina do të paraqitet në disiplinën e katave, që njihet si luftë e imagjinuar dhe në disiplinën kumite, luftë reale, deri në peshën 49 kilogramë.

“Duke u bazuar në përgatitjet e vazhdueshme për këtë kampionat unë si trajner i saj pres rezultate pozitive”, ka thënë trajneri Alban Beqiri, që u ka uruar suksese edhe garueseve të tjerë të Kosovës.

 

You Might Also Like