Libri

Biblioteka e Qytetit të Gjilanit është pasuruar me  mbi 100 tituj të rinj

Biblioteka e Qytetit të Gjilanit është pasuruar me  mbi 100 tituj të rinj, përkatësisht mbi 700 ekzemplarë,  të dhuruara nga Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit.

Drejtori i Bibliotekës ‘Fan S. Noli”, Qazim Azizi, në emër të lexueseve të shumtë gjilanas, shprehet falënderues  për këtë dhuratë të çmuar të Ministrisë dhe se shtoi se këto libra tani po sistemohen dhe do të jenë të gatshme për lexuesit brenda disa ditësh.

Azizi ka thënë se në mesin e këtyre titujve ka: romane, libra shkencor, historiografi, monografi, revista, etj dhe të cilët do të jenë në duart e lexueseve të pasionuar që i ka kjo  bibliotekë.

Ai tha se është shumë e rëndësishme që biblioteka në vazhdimësi të pasurohet me tituj të rinj dhe në këtë drejtim, përmes një projekti të komunës,  biblioteka pret që shumë shpejtë të pasurohet edhe me  mbi 1 mijë e 500 ekzemplarë tjerë të librave.

Përndryshe biblioteka e qyteti të Gjilanit  frekuentohet nga të gjitha moshat dhe se për momentin i ka të regjistruar  mbi 2 mijë  e 200 lexues.  Është hapësirë e mirë edhe për studime andaj edhe aty gravitojnë studentë të shumtë. /2LONLINE/

You Might Also Like