Sportet me dorë

Blinera Jaha largohet nga KV Drita

Pasuesja Blinera Jaha është larguar nga KV Drita. Këtë e ka bërë të ditur vetë volejbollistja Jaha, e cila nuk ka saktësuar ekipin ku do të vazhdojë karrierën.

Jaha, qysh e re ka qenë pjesë e Akademisë së Dritës, kurse viteve të fundit ajo ishte e pazëvendësueshme në pozitën e pasueses që në volejboll mund të thuhet se është lojtarja kryesore, nga e cila varet secili sulm i ekipit. kryelajmi.com

Ja çfarë ka shkruar Blinera Jaha në faqen e saj në facebook:

Madhështore! Nuk linda volejbolliste, atë e mësova në familjen e KV DRITA. Pasi fillova si një vajzë e vogël që në moshën 12 vjeçare ku nuk e dija se çka është volejbolli. Unë u rrita e bashkë me mua u rrit edhe loja e volejbollit. U bëra një lojtare ku fitova shumë trofe duke i dhuruar qytetit të zemrës shumë tituj.

Vendimi për tu larguar nga ekipi i DRITËS të cilin e kisha familje të dytë nuk ishte i lehtë, emocionet që mora janë të papërshkrueshme. Por, erdhi koha të ndryshoj diçka për veten dhe për përditshmërinë time.

Falënderuese gjithmonë ndaj trajnerit tim Lorik Ilazi, vajzave të klubit pa e dalluar asnjë, presidentit Jakup Shabani dhe një falënderim të veçantë për tifozët INTELEKTUALËT pa të cilët gjithçka do të ishte e zbrazët.

Ju dua pafundësisht!

Ju dua bardhë e kaltër!

E juaja gjithmonë BLINERA JAHA 6!

 

You Might Also Like