Boksieri nga Pogragja e Gjilanit, Leotrim Rexhepi, i cili po stërvit dy herë në ditë, është para sprovave të mëdha, pasi me 3 shkurt zhvillon meqin në Kolding të Danimarkës.
Rexhepi do ti kryqëzojë dorëzat me boksierin me prejardhje nga Afganistani, me nënshtetësi të Danimarkës, Nasar Kunduzi.
Por, Leotrim Rexhepi i cili deri tani ka zhvilluar tri meqe në boksin profesionist dhe ka shënuar po aq fitore, po has në vështërsi për të zhvilluar meqin e katërt për shkak se bizneset nuk po i dalin në ndihmë.
“Me heqjen e vizave na është lehtësuar udhëtimi dhe tani meqet e boksit do të jenë më të shpeshta. Megjithëse, kam bërë disa kërkesa në disa biznese gjilanase tani e 10 ditë, gjerë më tani askush nuk më është lajmruar dhe udhëtimi im drejt Danimarkës do të jetë shumë i vështirë pasiqë më duhet të akomodohem për tri ditë, e me mua do të jetë edhe trajneri e menaxheri im dhe të gjitha këto vështirsojnë udhëtimin tim që do të ishte një humbje e madhe jo vetëm për mua por edhe për qytetin e shtetin e Kosovës”, bën të ditur boksieri Rexhepi.
Deri në shkuarjen e tij në Danimarkë kanë mbetur edhe 15 ditë dhe boksieri Rexhepi shpreson se bizneset Gjilanase do ti dalin në përkrahje. “Mundësit e mia për t’ia shpërblyer ndihmën bizneseve është që bizneset e tyre t’ju ekspozoj në fanelë dhe në shorcet e meqit, por shpresoj se njerzit të cilët e duan boksin e sportin do t’më bashkangjiten në këtë udhëtim për ti kryqëzuar dorzat në boksin profesionist”, shprehet Rexhepi.
Xhirollogaria dhe kontakti me Leotrim Rexhepit, për të gjithë ata që duan ta ndihmojnë në rrugëtimin e tij, janë:
TEB Bank 2017000201097133 tel – +383 49 566 993