Shëndeti

Brezit kufitar dhe Kamenicës i mungojnë shumë shërbime mjekësore

Banorët e fshatit Karaçevë e Poshtme e Komunës së Dardanës i janë drejtuar krerëve të shtetit të Kosovës, presidentes Vjosa Osmani, kryeparlamentarit Glauk Konjufca, kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Shëndetësisë Rifat Latifi duke kërkuar që në këtë fshat të brezit kufitar të ofrohen shërbime mjekësore.
Selver Lenjani, kryetar i Bashkësisë Lokale të këtij fshati ka thënë se kërkojnë nga instancat më të larta të shtetit që kësaj bashkësie lokale t’u ofrohen shërbime shëndetësore ngase fshatarët kanë probleme të shumfishta, njerëz të sëmurë dhe të cilët janë të detyruar që të kërkojnë shërbime mjekësore në Kamenicë, që për ta është shumë larg. Ai ka thënë se kësaj ane i mungojnë mjeku Internist ,pediatri , gjinekologu ,kardiologu ,oftamologu si dhe ORL etj. Komuna numëron mbi 40 Mijë banorë. Mungojnë mjekët e të gjitha lamive lart cekur. Një gjë e dimë të gjithë banorët jemi në varfëri te skajshme si banor të brezit kufitar Karaçevë e Poshtme si dhe qytetarët e Komunës së Kamenicës ndihma për gjithë qytetarët i mungojnë këto ekspert në shtëpinë e shëndetit. Banorëve i duhet të marrin rrugë për ne Gjilan për të kërkuar ndihmë. Por megjithatë qytetarëve të Kamenicës i Mungojnë kushtet financiare. Të nderuara institucione të bëni përpjekjet të pajiset Shtëpia e Shëndetësisë me ata Mjek te lartë cekur. Sepse jemi të pa ndihmuar nga institucionet sepse askush nuk merret me Kamenicës.

You Might Also Like