Futboll

Butrint Gashi, lojtar i ri i Kikës

KIKA sot ka prezantuar edhe transferimin e radhës, Butrint Gashin, i cili është transferuar nga Arbëria.

20-vjeçari Gashi, në sezonin vjeshtor ka qenë pjesë e Arbërisë, por që nga tani ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë me Kikën.

Butrint Gashi luan në mesfushë dhe pritet ta rrisë cilësinë te skuadra nga Hogoshti.

Trajneri Hetem Sogojeva ka thënë se ardhja e Butrint Gashit në Kikë është e mirëseardhur, pasi ai i njeh cilësitë e tij dhe pret shumë nga ai në sezonin pranverorë.

You Might Also Like